Kush me nijet, kush me kësmet

Ka diçka joshëse, por njëkohësisht edhe të pakufizuar, tek shpresa. Joshëse tek shpresa është në atë se ajo ripërtërihet në çdo çast, ditë, javë, muaj dhe vit. Përgjatë çdo çasti, aksioni, ndryshimi, ne sërish fillojmë të shpresojmë. Pothuajse gjithmonë, shumë dhe pakufishëm.
Pikërisht shpresa është njëra nga gjërat të cilat edhe në cilësi edhe në sasi, janë të pakufishme. Në fakt sikur edhe ndjenjat tjera, si dashuria dhe frika, të cilat, ja, nuk maten me litra dhe kilogramë, por paraqesin thelbin e instinktit dhe kuptimit të jetës. E, si ndryshe, përveçse me shpresë? Kur gjithçka do të ishte me kilogramë, litra, shifra dhe me hesape tjera, atëherë shumë gjëra do dukeshin të pavlera. Edhe cilësisht edhe në sasi.

Por, ka diçka të keqe në të shpresuarit, që, ndonëse nuk matet me ndonjë njësi matëse, proporcionalisht çdoherë i bie të jetë saktë po aq, sa ajo. Gjëja e keqe është dëshpërimi gjatë shpresës. Sa më shumë shpresojmë, aq më shumë edhe dëshpërimi është po aq i madh. Mu sikur në dashuri, si ndryshe të sqarohet fakti se njerëzit më shumë i irriton gjesti i të dashurve, të afërmve dhe të çmuarve, sesa ajo diçka që ua thotë apo ua bën, ndonjë i huaj?
Kështu disi është edhe në politikë, e cila ka filluar t’i ngjajë ndonjë racioni ushqimi të rëndë, i cili assesi nuk shkon përgjatë ditëve të këtilla përvëluese. Ja kështu, të gjithë ata që kishin shpresa se do të përjetojnë të vijnë investime të huaja, e në vend të kësaj përjetuan ngritje të përmendoreve, ja tani përjetuan edhe atë që investitor i huaj që të na dhurojë përmendore. Në fakt, ky ishte rasti me paralajmërimin se një biznesmen indian do të bëj donacion një përmendore në Shkup.

Po ashtu, njerëzit shpresonin se gjatë ndryshimit të emrave të rrugëve, opozita do të shfaqej më e kthjellët, inovative, e tërësishme dhe konsekuente. Ashtu që me këtë rast të sillte goditje të fortë dhe të guximshme kundër proceseve të përpwllitjeve të identitetit, dekohezionit nacional, protofashizmit dhe zënkave me popujt fqinjë. Gjë që, me të madhe, është politikë e pushtetit aktual. Gjë kjo që është rast, edhe atë si, parë edhe sipas logjikës së episodit të parë të okupimit të rrugëve nëpërmjet ndryshimit të emrave të të njëjtave.

Budallallëku i brohoritjeve antibullgare në Këshillin e qytetit të Shkupit mund të krahasohet vetëm me votën “për” të Maqedonisë për zgjedhjen e Jeremiqit. Për zgjedhjen e tij, ja, votoi një Qeveri në të cilën participon parti shqiptare, e cila vjen nga strukturat e UÇK-së! Nëpër Çarshi  tashmë ka filluar të ironizohet se meqë BDI-ja bredh duke kërkuar për njerëz, të cilët, për çdo ditë e më shumë, i refuzojnë, tani në modë janë nipat. Kështu, një nip shqiptar u propozua për ambasador në Bruksel si kuadër i BDI-së, andaj radha ishte që një nip mysliman si Jeremiqi të votohet për t’u bërë kryetar i botës! Fakti që ai aty do të punojë kundër Kosovës, s’ka shumë lidhje, sikur që nuk ka lidhje as fakti se nënkryetari i Qeverisë së RM-së është kryetar i këshillit për kremtimin e njëqindvjetorit të pavarësisë shqiptare, por miliona denarë merr shënimi i Shën Savës! Kush me nijet, kush me kësmet!
Opozita, në vend se të brohoris parulla fashiste, duheshe që vet të propozojë emra të rrugëve si Alkibiad Nusha, Branimir Shtuliq, Isa Beg dhe Vllado Çernozemski.

Ja, nuk është patjetër dikush të parashtroj pyetje që unë të përgjigjem, se pse pikërisht unë merrem me zënkat për rrugët, që, në shikim të parë duket se është vetëm punë maqedonase dhe për atë se kush janë këta katër personalitete të lartpërmendura. Edhe se shumica nuk janë komunistë, shqiptarët janë ata që prej së largu e njohin fashizmin në këtë vend. Si njerëz të cilët asnjëherë nuk e kuptuan se pse atyre u shahet nëna kur luajnë mes vete dy ekipe maqedonase të futbollit, ne shumë mirë i kuptojmë ndjenjat e bullgarëve, të cilat janë popull tjetër, dhe nuk kanë ardhur ata këtu për të na ndërruar emrat e rrugëve!

Propozimi i parë është emri origjinal vlleh, i shkrimtarit të njohur serb Branisllav Nushiq, i cili ka lidhje me Shkupin. Branimir Shtuliq – Azra është njëri nga gjenitë më të mëdhenj artistik, i lindur në Shkup. Isa Begu është prijës ushtarak turk, i cili përveç se është njëri nga legatorët më të mëdhenj të Shkupit dhe Maqedonisë dhe ka ndërtuar disa nga ndërtesat më të bukura deri më sot të arkitekturës otomane, si Kapan-Anin dhe Çifte hamamin, ai është edhe themelues i dy qyteteve të tëra, tani qendra të rëndësishme rajonale, Sarajevë dhe Novi Pazar! Çernozemski është atentatori i mbretit serb dhe sipas leximit shqiptar të historisë, ai këtë e ka bërë për shkak të mungesës së shkronjës “M” nga Maqedonia, në shkurtesën e Mbretërisë së SKS-së.
Ka shumë pyetje dhe mungojnë shumë emra që mbetet të përmenden në mënyrë të veçantë, por tani për tani vetëm të pyesim kur mundet Gavrillo Princip, njeriu i cili sipas konstelacioneve të sotme do ishte ose në Hagë ose në Guantanamo, pse të mos mundet Çernozemski? Dhe përse këta ministra të BDI-së, për BE dhe NATO, nuk propozuan, të paktën emra të rrugëve që do të quheshin sipas dashurive të tyre të proklamuara?

Ne, gjithsesi, gjatë aksionit, zgjedhjeve dhe rastit të parë, do të fillojmë përsëri të shpresojmë se shkupjanët do të udhëheqin Shkupin. Jo të tillë të cilët propozim të parë kishin ta riparojnë orën në Stacionin e vjetër hekurudhor! Por krejt të tjerë, të cilët do të dinë të vendojnë edhe emër rruge Simit Pogaçë, sipas brendit më të njohur shkupjan. Por edhe të tillë që përveç se do të ndalojnë që ndonjë rrugë të mbajë emrin Pikolomini, ashtu nuk do të ketë edhe emër e as përmendore të gurut të tij fetar, Pjetër Bogdani, sigurisht jo në qytet i cili përbëhet prej të krishterëve ortodoks dhe muslimanëve dhe sigurisht jo aq afër lagjes historike hebreje dhe Qendrës Memoriale të Holokaustit!

Lajme të ngjashme

Shiko edhe
Close
Back to top button