Të punësuarit e MO-së do të shpërndahen në DAP

Një pjesë e të punësuarve përmes Marrëveshjes së Ohrit do të shpërndahen në Drejtorinë për të Ardhura Publike (DAP).

“Qeveria e Republikës së Maqedonisë shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për gjendjen  me përfaqësimin e drejtë të të punësuarve në Drejtorinë e të Ardhurave Publike (DAP) të RM-së, dhe angazhoi DAP të hartoi Planin për avancimin e gjendjes së përfaqësimit të drejtë të të punësuarve në DAP nëpërmjet marrjes së një numri të caktuar të të punësuarve nga Sekretariati për Implementimin  e Marrëveshjes së Ohrit, konform kualifikimeve dhe në përputhje me vendimin e miratuar nga Qeveria e RM-së, si dhe të hartojë Planin e Veprimit që të  zbatohet avancimi i përfaqësimit të drejtë të të punësuarve.” thuhet në kumtesë.

Në sekretariat, përmes MO-së janë punësuar 1600 persona. Në periudhën e ardhshme do të vlerësohet se sa nga ata do të fitojnë vend pune në DAP.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button