Është mbytur një djalë në Liqenin e Ohrit

Një person mashkull është mbytur në Liqenin e Ohrit. Fatkeqësia ka ndodhur rreth orës 13.30 dhe 14 në afërsi të hotelit të dikurshëm “Magnus” në lagjen Daljan. Ende nuk është konfirmuar identiteti i të riut, ka thënë për MIA, zëdhënësi i SPB- Ohër, Stefan Dimoski.

“Para një kohe ka përfunduar mbikëqyrja e ngjarjes në prani të Prokurorit publik dhe krim teknikës pranë SPB- Ohër”, ka thënë Dimoski, ndërsa ka paralajmëruar më shumë informacione ditën e nesërme.

Sipas informatave të para, i riu ka qenë në pedale, ka kërcyer në ujë dhe nuk është paraqitur më në sipërfaqe. Pastaj kanë filluar kërkimet ndaj tij, është informuar policia e liqenit e cila ka arritur në vendin e ngjarjes për katër minuta dhe kanë gjetur trupin e pajetë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button