Shkëndija kualifikohet në raundin e tretë, eleminon Sherif Tiraspolin

Shkëndija e Tetovës është kualifikuar në raundin e tretë të eliminatoreve në Ligën e Kampionëve, pasi nga kjo garë eliminoi Sherif Tiraspolin me rezultat të përgjithshëm 1:0 nga dy duelet e zhvilluara, raporton Shenja.

Tetovarët barazuan pa gola në ndeshjen e kthimit të zhvilluar sonte në Moldavi, ndërsa më tej vazhdojë falë fitores 1:0 të regjistruar në Shkup para një jave, ku golin e vetëm e realizoi Besart Ibraimi nga gjuajtja e lirë. Për tetovarët ky është kualifikim historik, pasi për herë të parë ndodhen në raundin e tretë të eliminatoreve në Ligën e Kampionëve.

Shkëndija në xhiron e ardhshme do të përballet me Sallzburgun e Austrisë, me ndeshjen e parë që do ta luajnë në transfertë me 8 gusht, ndërsa atë të kthimit një javë më vonë në Shkup.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP