Qeveria e Kosovës hoqi në tërësi tatimin doganor për produktet bujqësore të Maqedonisë

Ministri i Ekonomisë së Maqedonisë, Kreshnik Bekteshi ka njoftuar se, Qeveria e Kosovës e ka shkëputur në tërësi tatimi doganor për produketet e bujqësore, të gjitha prodhim i Maqedonisë, njofton Portalb.mk.

“Sapo mora njoftim se vendimi është shkëputur. Ky vendim nuk ka përshtatej neve, prodhuesve bujqësor të Maqedonisë, sepse bëhet fjalë për prodhime sezonale, ku pjesa më e madhe e tyre janë prodhime të Maqedonisë të cilat eksportohen në tregun e Kosovës”, tha Bekteshi.

Përndryshe, ky vendim i Qeverisë së Kosovës vjen pas vizitës së ministrit të Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në Prishtinë ditën e premte, ku në takim me homologun e tij nga Kosova, Bajram Hasani, shpalosi argumentet që të heqet në tërësi vendimi qeveritar për tatimin doganor të produkteve bujqësore të Maqedonisë që eskportohen në Kosovë.

Ndryshe, në vendimin qeveritar që e solli Republika e Kosovës, për heqjen e masës së tatimit doganor, prej 21 produkteve, tatimi doganor u tha se do të mbet në fuqi për 7, edhe atë për domatet, specat, rrushin, kumbullat, mollët, dardhat dhe mjedrat.

Heqja e tërësishme e tatimit, Bekteshi: Kërkesa do të shqyrtohet nga Qeveria e Kosovës (FOTO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button