Ligji i gjuhëve, ASH-ja për Xhaferin: bëhu i lirë, shpalle në Gazetën Zyrtare

“Bëhu i lirë, shpalle në Gazetën Zyrtare ligjin e gjuhës shqipe, dhe jepju shembuj bashkëpartiakëve tuaj të skllavëruar”, kështu ka reaguar partia opozitare shqiptare, Aleanca për Shqiptarët ndaj deklaratës së sotme të kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi që ligji i gjuhëve bashkë me marrëveshjen e ratifikuar me Greqinë, do të publikohen në Gazetën Zyrtare pas referendumit, njofton Portalb.mk.

Sipas ASH-së, mospublikimi i ligjit të gjuhëve në Gazetën Zyrtare s’ka të bëj me marrëveshjen e ratifikuar me Greqinë.

“Shpresojmë mos kalojnë vite. Shpallja e vendimit për gjuhën s’ka të bëj me shpalljen e ratifikimit të marrëveshjes me Greqinë, në mos gjë tjetër, këto çështje i ndajnë të paktën 16 vite kohë ndërmjet”, thuhet në reagimin e ASH-së.

Ligji i gjuhëve “i lidhur” për marrëveshjen me Greqinë: pas referendumit publikohen në Gazetën Zyrtare (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button