Kurti tregon nëse do ta udhëheq dialogun me Serbinë, kërkon ndërprerjen

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka deklaruar se dialogu me Serbinë duhet të ndërpritet pasi si i tillë ai është pa mandat të Kuvendit.

Sipas tij për një dialog të ri duhet të krijohet strategji që përfshinë kërkesat e Kosovës.

Këto komente kreu i VV-së i bëri gjatë një konference për media, në të cilën tha se është i bindur se kur po flitet për një fund të dhimbshëm nuk është fjala për dhimbje personale, por për dhimbje në dëm të shtetit të Kosovës, njofton Koha.net.

“Me njerëz jo kredibil nuk na presin suksese e fitore, prandaj është e domosdoshme që çështja të kthehet në shoqërinë tonë, në Kuvendin e Republikës, në institucionet e shtetit dhe aty siç kemi theksuar dje së pari të bëhet vlerësimi i raportit të Qeverisë për dialogun gjashtë vjeçar 2011-2017, të ndërpritet dialogu personal i presidentit aktual pa mandat të Kuvendit, të formulohen kërkesat e Kuvendit të Republikës dhe Qeverisë së Kosovës ndaj Serbisë si borxhli ndaj shtetit tonë dhe shqiptarëve në përgjithësi, të përcaktohet parimet dhe kushtet e një dialogu të ri dhe në përputhje me këto të formohet ekipi negociator me udhëheqës dhe me strategji”, ka thënë Kurti.

I pyetur se a do pranonte të jetë kryenegociator në dialogun me Serbinë, Kuri tha se është herët të flitet për këso çështje, pasi që fillimisht sipas tij duhet të ndërpritet dialogu që e quajti “aventuresk” i presidentit Hashim Thaçi, raporton kp.

“Kjo është sikurse të vendosim qerren para kuajve, njëherë është e nevojshme të bëhet vlerësimi i këtij raporti 38 faqesh nga Qeveria, ta ndërpremë këtë dialogun aventuresk të presidentit aktual i cili e bëri kokë më vete jo për interesa të Kosovës. Unë besoj që është tepër herët dhe tërësisht e pa përshtatshme që të flasim për fundin kurse si kemi bërë as hapat e parë”, tha Kurti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button