Angjushev: Çdo ndryshim i trasës së gazsjellësit nëpër Vodno do të thotë shtyrje të ndërtimit

 Gazsjellësi magjistral nëpër Vodno ka leje të rregullt ndërtimore dhe për ndërtimin e tij shteti ka marrë kredi dhe ka nënshkruar marrëveshje me kontraktuesit. Bëhet fjalë për një projekt në mes të implementimit dhe çdo ndryshim do të thotë shtyrje të ndërtimit të gazsjellësit dhe prerje shtesë të pyllit për ngrohje të qytetarëve, vlerësoi sot zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Koço Angjushev.

Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve në konferencën e sotme për shtyp në Qeveri, Angjushev theksoi se shtyrja e ndërtimit të gazsjellësit do të thotë që qytetarët të mos kenë alternativë që edhe më tej të ngrohen me dru ose me resurse të tjera për ngrohje që janë ekologjikisht më pak të volitshme dhe shkaktojnë prishje të mëdha të mjedisit jetësor, transmeton MIA.

“Mendoj se duhet të sjellim zgjidhje të arsyeshme. Absolutisht i mbështesim organizatat joqeveritare të cilat janë të brengosur për Vodnon dhe jemi në anën e njëjtë me ta. Mendoj se edhe ata do ta njohin këtë moment që të gjendet një zgjidhje për këtë çështje e cila meriton vëmenjde”, tha Angjushev.

Personalisht, theksoi, së bashku me përfaqësuesit e organizatave joqeveritare isha në Vodno që t’ju siguroj çfarë është trasa e gazsjellësit dhe çka mund të bëhet që të ketë prishje më të vogla.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button