Izraeli e ka burgosur poeten e shquar palestineze

 Një gjykatë izraelite ka dënuar me pesë muaj burgim një poete të shquar palestineze me arsyetimin për “nxitje të terrorizmit” në platformat e rrjeteve sociale, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të përditshmes izraelite Haaretz, Gjykata themelore izraelite në qytetin verior Nazareth dënoi poeten palestineze Darin Tatour pasi e akuzoi atë për “nxitje të terrorizmit” në një poezi të cilën e postoi në rrjetet sociale.

Tatour është shtetase izraelite e cila i përket pakicës palestineze arabe që mbeti në vendin e vet pas themelimit të Izraelit në vitin 1948, ngjarje së cilës palestinezët i referohen si “Nakba” ose “Katastrofa”.

Tatour, banore 36 vjeçare e qytetit të Al-Rina në veri të Galilesë, u arrestua nga autoritetet izraelite në vitin 2015 për poezinë e saj me titull “Reziston, populli im, rezisto”.

Në fillim të vitit 2016, Gjykata Qendrore e Izraelit në Nazareth e liroi ​​Tatourin nga paraburgimi, por e vendosi atë në arrest shtëpiak.

Ende nuk dihet nëse poetja e burgosur planifikon të ankimojë dënimin gjyqësor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button