Tetovarët edhe këtë verë nuk do të shohin lumin e pastruar i cili mbytet në mbeturina

Lumi Shkumbin në qytetin e Tetovës vazhdon të jetë përplot mbeturina dhe i pa-pastruar. Banorët ankohen se mos-pastrimi i të njëjtit mund të sjell vërshime të reja, duke mos e neglizhuar edhe pamjen e keqe që ia jep qytetit, madje theksojnë se mund të përhapet edhe ndonjë sëmundje nga papastërtia, njofton Portalb.mk.
Nga Komuna e Tetovës dhe Ministria e Ekologjisë thonë se banorët duhet të presin që të bëhet pastrimi.

Pamja e neveritshme e lumit Shkumbin të Tetovës të trazon syrin, sa herë që të bie rruga të kalosh urën e te Xhamia e Pashës. Në lumi mund të gjesh gjithçka, duke filluar nga mbeturinat ushqimore deri te teknika e bardhë dhe mobilje. Banorët për Portalb.mk ankohen se mos-pastrimi i të njëjtit mund të sjell vërshime të reja, duke mos e neglizhuar edhe pamjen e keqe që ia jep qytetit, madje theksojnë se mund të përhapet edhe ndonjë sëmundje nga papastërtia.

“Është turp për këtë situatë në të cilën është lumi Shkumbin, duhet të ketë sa më shumë sanksione dhe të vetë-disiplinë të qytetarëve që të mos hidhen mbeturinat në lum“ thotë Zendel Aliti, qytetar i Tetovës.

Edhe për Hazbi Ramadanin mos-pastrimi i lumit është një gjë e pa-pranueshme. Sipas tij, mund të përhapen epidemi të ndryshme.

“Shohim shumë mbeturina, ka pasur raste kur kemi parë edhe kafshë të ngordhura dhe për mendimin, kjo është një katastrofë, si për vetëdijen e qytetarëve po ashtu edhe për komunën” shprehet Ramadani.

Nga ana tjetër, Komuna e Tetovës thotë se pastrimi dhe rregullimi i shtratit të lumit pritet të ndodh pas muajt shtator, duke mor precizuar se kurë, ndërsa këtë e bën Ministria e Ekologjisë. Komuna thotë se kanë dërguar kërkesë dhe u është premtuar se i pastrimi do të realizohet.

“Plani  për pastrimin e shtretërve të lumenjve ka kaluar në Këshillin e komunës së Tetovës dhe ne si sektor jemi drejtuar te Ministria e ambientit jetësor dhe planifikimit hapësinorë për lëshimin e mjeteve dhe fillimin e pastrimit. Në bazë të informacioneve që kemi marrë nga ministria, aksioni pritet të fillojë diku pas muajt shtator, njëkohësisht pjesë e planit është dhe pastrimi dhe rregullimi i shtratit të lumit Shkumbin nga fillimi deri në fund, edhe ky plan është dërguar në të njëjtën ministri dhe nga atje presim përgjigje për fillimin e punimeve “ thonë për Portalb.mk nga Sektori për rrugë dhe tokë ndërtimore.

Nga Ministria e Ekologjisë dhe Planifikimit Hapësinor (MEPH) e konfirmuan informatën se Komuna ka kërkuar mjete për pastrim.

“Komunës së Tetovës i ndahen 5 milion denarë mjete buxhetore nga ministria për projektin ,,Rregullim i shtratit te lumit Shkumbin”  thonë për Portalb.mk nga MEPH.

Lumi Shkumbin në Tetovë është pastruar në tërësi për së fundi herë në vitin 2015 pas vërshimeve të 3 gushtit të vitit 2015 ku pat  pesë viktima në njerëz dhe shumë dëme materiale.

Kryerja e komunës së Tetovës Teuta Arifi në fushatën e saj zgjedhore por edhe në një intervistë për Portalb ka premtuar pastrimin e lumit  për çdo vit edhe përkundër faktit që banorët nuk kanë parë pastrim që nga viti 2015. Gjithashtu, tha se do të rregullohet shtrati i lumit me projekt prej 2 milion eurove, duke nisur nga mulliri deri në rrugën Industriale, për këtë nuk ka asnjë të dhenë se kur do të ndodhë.

Portalb për mos pastrimin e lumit edhe kohë më parë ka alarmuar situatën e keqe, ndërsa partia Aleanca për Shqiptarët kishte një aksion për pastrimin e të njejtit.

LEXO: Aleanca për Shqiptarët në Tetovë bën shërbimet që duhet t’i bëjë Komuna (VIDEO)

Hedhurinat bllokojnë rrjedhën e lumit Shkumbin fare pranë Spitalit të Tetovës

Skandal! Punëtorët e Higjienës Komunale në Tetovë hedhin mbeturina në Lumin Shkumbin (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button