Ministri Ademi: Rreth 78 milionë denarë për rinovim të shtatë shkollave (FOTO)

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi ka publikuar sot mjetet dhe target objektet arsimore të cilat janë pjesë e projekteve kapitale për të cilat tashmë janë hapur procedura për furnizime publike. Janë hapur furnizime publike për 7 projekte kapitale për të cilat janë parashikuar të shpenzohen 77.888.000 denarë, raporton Portalb.mk.

Krahas kësaj, ministri Ademi bëri të ditur se janë në procedurë të evaluimit të dokumenteve edhe dy projekte tjera kapitale, edhe atë ndërtimi i shkollës në komunën e Studeniçanit dhe rikonstruim i tërësishëm i shkollës së djegur në komunën e Bogovinës.

“Kemi ndërmarrë aktivitete për furnizim publik për rikonstruim dhe ndërtim të objekteve shkollore. Gjithashtu kemi formuar edhe komision për Furnizime Publike i cili po analizon dokumentet nga furnizimet publike. Janë paraparë realizim i furnizime e publike për 7 projekte kapitale”, tha Ademi.

Është hapur furnizim publik për këto investime kapitale:

1. Rikonstruim i tërësishëm i Shkollës Fillore “Dimkata Angellov – Gaberot” në fshatin Përzhdevo në komunën e Demir Kapisë. Rinovim i hapësirës së brendshme të shkollës dhe ndërtimi i fasadës së jashtme. Vlera prej 3 milionë e 540 mijë denarë;

2. Rikonstruim i përsëritshëm i Shkollës Fillore Periferike “Josip Broz Tito” në fshatin Radozhdë në komunën e Strugës. Instalim i ngrohjes qendrore dhe ndërrimi i dritareve, dyerve dhe dyshemesë. Vlera prej 4 milionë e 720 mijë denarë;

3. Rikonstruim i përsëritshëm i Shkollës Fillore “Edinstvo” në fshatin Oktisi në komunën e Strugës. Ndërrimi i kazanit të vjetër të ngrohjes. Vlera prej 708 mijë denarë;

4. Rikonstruimi i Bllokut A, B dhe G të shkollës fillore “Vasill Gllavinov” në komunën e Çairit. Ndërrimi i dyshemeve, dritareve, dyerve rrjetit elektrik dhe rinovimi i tualeteve. Kjo është faza e parë e projektit, kurse faza e dytë pritet të përfundojë në vitin 2009. Vlera prej 23 milionë e 600 mijë denarë;

Shkolla Fillore “Vasill Gllavinov” në Çair

5. Rikonstruimi i tërësishëm i Shtëpisë së Nxënësve në Shkollën e Mesme Komunale “Koço Racin” në Komunën e Sveti Nikollës. Vlera prej 27 milionë e 140 mijë denarë.

6. Rikonstruimi i përsëritshëm i shkollës së Mesme Komunale “Gjosho Vikentiev” në Komunën e Koçanit. Ndërrimi i dyshemesë dhe pajisjeve prej zdrukthëtarisë. Vlera prej 7.080.000 denarë.

Shkollat në Gostivarit janë gati me ngrohjen për sezonin e dimrit
Shkollat e Mesme “Gostivar” në Gostivar

7. Rikonstruimi i përsëritshëm i Shkollës së Mesme Komunale “Gostivar” në komunën e Gostivarit – faza e dytë. Vendosja e sistemit të ngrohjes me piletë dhe ndërrimi i kulmit të sallës së sportit. Vlera prej 11 milionë e 800 mijë denarë.

 

Siç njoftoi më tej ministri i Arsimit, Ademi është hapur procedurë për furnizim për vënien në funksion të Shkollës Fillore “11 Tetori” në fshatin Novo Sellë, në fshatin Bogovinë, ndërtimin e shkollës fillore në komunën së Studeniçanit në vlerë prej 55 milionë e 460 mijë denarë në periudhën kohore 2018, 2019 dhe 2020.

Megjithatë, ministri Ademi nuk bëri të ditur se kur do të jetë funksional objekti i shkollës në Bogovinë që u dogj tërësisht në tetorin e 2017-s.

Shkolla fillore “11 Tetori” në Novo Sellë, pas djegies

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button