Policia greke arreston dhjetëra migrantë me pasaporta false

Gjatë kësaj jave, policia në Greqi ka arrestuar dhjetëra migrantë për shkak se ata po tentonin që të udhëtonin në vendet të tjera evropiane me pasaporta apo letërnjoftime false.

Në ishullin e Kretës, në total janë kapur 66 persona të cilët kanë tentuar të udhëtonin me dokumente false nëpërmjet aeroporteve Heraklion, Xhania dhe Siteia, transmeton REL.

Këta persona kanë tentuar që të udhëtonin me avion nga Greqia për në Gjermani, Francë dhe vende të tjera të Evropës Perëndimore, ka njoftuar Policia greke.

Migrantët, që kanë pasur dokumente false të udhëtimit, vazhdimisht janë kapur nga autoritetet greke gjatë sezonit turistik të verës.

Kontrabandistët po u shesin migrantëve dokumente të falsifikuara, pasi që “Rruga Ballkanike”, që më herët migrantët përdornin për të arritur në vendet evropiane, është mbyllur, kanë thënë autoritetet greke.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button