Gruevski dhe Putin zotohen për rritje të bashkëpunimit ekonomik

Në takimin e mbajtur sot mes kryeministrit të Republikës së Maqedonisë, Nikolla Gruevski dhe kryetarit të Rusisë, Vlladimir Putin, ata shprehën angazhimin për thellimin dhe intensifikimin e marrëdhënieve ekonomike mes Maqedonisë dhe Rusisë.

Ata në këtë takim theksuan marrëdhëniet e mira politike mes dy vendeve në nivel gjithëpërfshirës. Gruevski dhe Putin konstatuan se të dy vendet po përballen në mënyrë të suksesshme me krizën globale, e cila paraqet një sfidë për të gjitha shtetet e botës. 

Mes prioriteteve kyçe për të cilat u bisedua, është edhe bashkëpunimi në sferën e gasifikimit dhe kyçja e Maqedonisë në korridoret ndërkombëtare për transportimin e gasit, gjë që do të hap perspektiva të reja për ekonominë e Maqedonisë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button