Rëndohet bilanci në Greqi, 91 të vdekur nga zjarret e javës së kaluar

Mëngjesin e së hënës ka vizituar zonën dhe është takuar me banorët dhe brigadat zjarrfikëse, larg fokusit të kamerave, kryeministri Aleksis Tsipras.

Sipas të dhënave të fundit të autoriteteve greke, ai ka mësuar se numri i viktimave ka shkuar në të paktën 91, prej të cilëve 28 persona ende nuk janë identifikuar, transmeton TCH.

Gjithashtu, vazhdojnë kërkimet në det dhe në shtëpitë e djegura për 25 persona që konsiderohen të humbur.

Zjarret e ditës së hënë konsiderohen si më katastrofiket jo vetëm në Greqi, por edhe në Europë në 7 dekadat e fundit përsa i përket dëmeve në njerëz dhe në materiale.

Përveç qindra shtëpive dhe makinave, janë djegur për një orë e 40 minuta mbi 1260 hektarë tokë pyjore.

Ndërkohë, në kulmin e saj ndodhet lufta politike mes opozitës dhe qeverisë për përgjegjësitë e kësaj fatkeqësie të jashtëzakonshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button