Kanadaja do të sigurojë 50 milionë dollarë për palestinezët

Kanadaja njoftoi se do të sigurojë 50 milionë dollarë kanadezë (38.2 milionë dollarë amerikanë) për ndihma humanitare në Palestinë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim, ministrja e Zhvillimit të Kanadasë, Marie-Claude Bibeau, tha se “Kanadaja është e përkushtuar që t’u përgjigjet nevojave të palestinezëve më të varfër dhe më të prekshëm”.

Deklarata vjen gjatë vizitës së ministres Bibeau në Izrael dhe në Bregun Perëndimor të pushtuar nga Izraeli, e cila u realizua nga 25 deri më 29 korrik të këtij viti.

Duke theksuar se paqja është e nevojshme për zgjidhje me dy shtete, Bibeau theksoi se, “Mbështetja e freskët për palestinezët përqendrohet në nevojat urgjente humanitare dhe në rritjen ekonomike”.

Një total prej 12.65 milionë dollarë kanadezë (9.7 milionë amerikanë) do të ndahen për projektet për sigurimin e ushqimit, shëndetit, mbrojtjen dhe nevojat ekonomike si dhe mbështetjen e të mbijetuarve të dhunës në baza ligjore.

Po ashtu do të ndahen edhe 37.7 milionë dollarë kanadezë (28.9 milionë dollarë amerikanë) për projekte që do të rrisin mundësitë ekonomike për palestinezët, veçanërisht gratë dhe të rinjtë, duke mbështetur furnizimin e tyre ekonomik, sipërmarrjen dhe punësimin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button