Deputeti Zekiri: Referendumi do të shpallet për më 30 shtator

Deputeti i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë, Muhamed Zekiri, sot ka deklaruar se referendumi do shpallet për më 30 shtator, por se për pyetjen do të vendoset, raporton Portalb.mk.

Deputeti Zekiri ka komentuar edhe deklaratën e pjesëtarit të opozitares maqedonase, VMRO-DPMNE, Aleksandar Nikollovski ku thotë se: “Derisa marrëveshja Maqedoni – Greqi nuk miratohet, opozita do të arrijë marrëveshje më të mirë me Greqinë”, dhe të njëjtën e ka quajtur si qesharake.

“Kanë pasur 11 vjet që të arrijnë marrëveshje. Tragjike, por është qesharake të dëgjohet ajo. Maqedonia nuk ka opsion tjetër, përveç se ta miratojë këtë marrëveshje dhe të jetë anëtare e NATO-s dhe e BE-së”, tha Zekiri.

Deputeti Zekiri ka bërë të ditur se sa i takon pyetjes së referendumit ende shqyrtohen mundësitë, por se kanë draft version, dhe në pyetjen e referendumit do të qëndrojë “A jeni për hyrje në NATO dhe BE?”.

http://portalb.mk/544643-shpallja-e-referendumit-propozim-vendimi-ende-nuk-eshte-finalizuar/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button