Britanikët po krijojnë rezerva ushqimore për të përballuar BREXIT-in

Britania e Madhe në mars të 2019-së do të largohet nga plotësisht nga Bashkimi Evropian dhe për këtë kryeministrja Theresa May po përpiqet të arrij një marrëdhënie tregtare afatgjatë me Unionin, ose për të finalizuar një marrëveshje kalimtare për të mbuluar periudhën menjëherë pas largimit.

Sipas “Sunday Times”, i cili citon një ministër të qeverisë britanike, duke thënë se ushtria britanike do të ishte e gatshme të jepte ushqime dhe ilaçe, nëse do të kishte vonesa në porte, pas BREXIT-it, përcjell Telegrafi.

“Ka shumë planifikime civile të paparashikuara, nëse nuk do të ketë asnjë marrëveshje post-BREXIT me Bashkimin Evropian. Kjo nuk na frikëson aspak, pasi thjesht po punojmë për të pasur zgjidhje alternative”, tha ai.

Supermarketet, u kërkuan disa furnizuesve që të mbajnë rezerva ekstra të mallrave si çaji dhe kafeja.

Javën e kaluar, Sekretari i BREXIT-it, Dominic Rabb, nënkuptonte se ishte përgjegjësi e dyqaneve dhe furnizuesve për të siguruar që Britania e Madhe të kishte “furnizime adekuate ushqimore” pas BREXIT-it.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button