“Populli palestinez do të vazhdojë rezistencën deri në përfundimin e pushtimit”

 Palestinezja e guximshme”, fituese e “Çmimit të Guximit Handhala”, Ahed al-Tamimi (17) e cila u lirua sot tha se “Populli palestinez do të vazhdojë rezistencën deri në përfundimin e pushtimit të Izraelit”, raporton Anadolu Agency (AA).

Tamimi në deklaratën e parë për gazetarët pas lirimit të saj në qytezën Nebi Salih, që ndodhet pranë qytetit Ramallah të Bregut Perëndimor nën pushtim, tha se “Populli palestinez do të vazhdojë rezistencën deri në përfundimin e pushtimit të Izraelit”.

Duke shprehur besimin se do të vjen fundi i pushtimit izraelit, Tamimi vuri në dukje se “ndalimet nuk do ta thyejnë këmbënguljen e tyre”.

Ajo tha se gratë e burgosura palestineze në burgjet izraelite kanë një disponim të mirë dhe se ka sjellë mesazhe e tyre.

Vajza guximtare Tamimi falënderoi të gjithë ata që e mbështetën atë dhe familjen e saj derisa ishte në burg.

Qeveria e Izraelit sot në mëngjes në hyrje të qytezës Nebi Salih, që ndodhet pranë qytetit Ramallah të Bregut Perëndimor nën pushtim, liroi “palestinezen e guximshme”, fituese e “Çmimit të Guximit Handhala”, Ahed al-Tamimi (17) si dhe nënën e saj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button