Ndërroi jetë këngëtari kroat Oliver Dragojeviq

Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë këngëtari i  njohur kroat, Oliver Dragojeviq.

Ai ka vdekur në Spitalin e Splitit, si pasojë e një diagnostifikimi që kishte me kancer në mushkëri.

Ndryshe, ai ishte i  njohur si një nga këngëtarët e rrallë nga trevat ballkanike që kishte kënduar në Carnegie Hall të Nju Jorkut, Royal Albert Hall të Londrës, Olympia të Parisit dhe Opera House të Sidneyt.

Dragojeviq kishte refuzuar të këndonte në Beograd pas luftës ndërmjet serbëve dhe kroatëve, sikurse edhe në Mal të Zi për faktin që nga toka malazeze ishte bombarduar qyteti mijëvjeçar i Dubrovnikut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button