Eko aktivistët kërkojnë të tërhiqet mekanizmi ndërtimor për gazifikim nga Vodno

Iniciativa qytetare “E dua Vodnon” sot në konferencë për media para Qytetit të Shkupit kërkuan që të largohet mekanizmi ndërtimor i gazifikimit nga Vodno derisa nuk zgjidhet problemi dhe Qeveria nuk del me qëndrim për projektin, transmeton Portalb.mk.

Ata apelojnë te Qeveria që të ndërptitet miratimi i lëshuar për ndërtim dhe të bëhet vlerësim i ri i ndikimit të gazifikimit në ambientin jetësor në parkun mbrojtës në Vodno.

Tatjana Stojanovska nga kjo iniciativë tha se kërkojnë qëndrim zyrtar nga Qeveria.

“Ndër të tjerash, do të konsiderojmë se Qeveria ka sjellë vendim, me të cilin nën presion i injorojnë palët e prekura”, tha Stojanovska.

Sipas njohurive të grupit punues të formuar nga Qeveria, theksoi Stojanovska, janë shqyrtuar pesë linja nga të cilat katër kalojnë në anën veriore, ndërsa njëra nga ana jugore, gjegjësisht nga Vodno.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button