Kush është pronari miliarder i super jahtit që “çmendi “ Sarandën? #VIDEO

Miliarderi rus i mbytur në luks, Andrey Melnichenko, u bë në 2018-tën pjesë  e listës së njerezve më të pasur të botës nga Forbes. Paratë i ka vënë vetë. Është aksioneri më i madh i prodhuesit te fertilizuesve EuroChem, prodhuesit te qymyrgurit SUEK dhe atij te gjeneratorëve SGC. Llogaritet të ketë një pasuri prej 16,2 miliardë dollarësh, të dhëna këto të siguruara nga Bloomberg, njofton Bordo.al.

Ka lindur në 1972-shin në Bjellorusi; relativisht i ri për kaq para sa ka. Është jo vetëm një industrialist I madh, por edhe filantrop. Në fakt, pasuria nuk i erdhi nga qielli: Andrey e ka vënë trurin në punë e ka guxuar të provojë fatin. Kur ishte student në degën e fizikës në Moskë, nisi të shkëmbente valutë bashkë me dy shokë, duke përfituar kështu nga mundësitë që ofronte një Rusi e re kapitaliste.

Me rënien e Bashkimit Sovjetik, të tre u regjistruan në një bankë dhe Melnichenko nisi të blinte asete që përfshinin fertilizues dhe qymyr. Dhe gjërat pastaj rrodhën vetë: pra, mendje dhe iniciativë ( në pamje të parë të paktën).

Jahti i tij, ZCEU9, një prej më luksozëve në botë, e që ngjalli kureshtje të madhe kur u shfaq në portin e Sarandës, është 144 m i gjatë dhe 25 m i gjerë. Arsyeja e ndalesës në skajin jugor të Shqipërisë ishte furnizimi  me naftë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button