BE vendosi ta lehtësojë regjimin e vizave për Turqinë

Bashkimi Evropian u dakordua sot që ta lehtësojë regjimin e vizave për shtetasit turq, por Ankaraja paraprakisht do të duhet t’i plotësojë disa kushte, deklaruan diplomatët nga Brukseli.

Ministrat evropianë për punë dhe çështje sociale duhet ta miratojnë vendimin e ambasadorëve, të cilët gjatë negociatave në Luksemburg u dakorduan për lehtësimin e regjimit të vizave.

Një nga pjesëmarrësit në takim deklaroi se bëhet fjalë për proces, i cili është “tepër i gjatë dhe do të zgjatë me vite”.

Plani aksionar do t’u dorëzohet autoriteteve në Ankara dhe do të përfshijë disa kërkesa të Brukselit. Ato do t’u dedikohen bashkëpunimit të autoriteteve turke me të gjitha shtetet e BE-së, duke përfshirë edhe Qipron, mbikëqyrje më të mirë të kufijve me Unionin dhe rishikimin e regjimit të vizave që Turqia e ka me vendet, të cilat nuk janë anëtare të BE-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button