Shoqërohen në polici 29 shtetas të cilët punonin të paparaqitur në rajonin e Tetovës

Në një aksion policor në dy lokacione në Tetovë dhe në fshatin Xhepçisht herët në mëngjes janë zbuluar dhe arrestuar gjithsej 29 shtetas shqiptarë të cilët kanë punuar si punonjës ndërtimtarie dhe bujqësorë, njofton MIA.

Siç informoi MPB, sot në periudhën prej orës 5:00 deri në orën 6:00 nga nëpunësit policorë nga SPB-Tetovë është zbatuar një kontroll për zbulimin dhe sanksionimin ligjor të shtetasve të huaj të cilët në mënyrë ilegale qëndrojnë dhe punojnë në rajonin e Tetovës. Më pas në dy lokacione në Tetovë dhe në fshatin Xhepçisht janë zbuluar dhe arrestuar gjithsej 29 shtetas shqiptarë të cilët kanë punuar si punonjës ndërtimtarie dhe bujqësorë.

Personat janë shoqëruar në stacionin e policisë me ç’rast i janë dorëzuar Sektorit për krim ndërkufitar, migrim, të huaj dhe riatdhesim për procedurë të mëtejme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button