Në përmbytjet në Indi të paktën 37 persona e humbën jetën

Të paktën 37 persona e humbën jetën këtë javë në përmbytjet e shkaktuara nga shiu në Indinë Veriore.

Zëdhënësi qeveritar Avanish Avasti sot deklaroi se numri më i madh i njerëzve kanë humbur jetën gjatë rrënimit të shtëpive në Agri, qytet në pjesën veriore të Indisë ku gjendet qytetit i famshëm Taxh Mahall, njofton MIA.

Sipas tij, është dëmtuar edhe muri i jashtëm i kalasë Fatehpur Sikri, e cila daton nga  shekulli 16.

Shërbimet meteorologjike parashikuan shi edhe në 48 orët e ardhshme në shtetin më të populluar indian Utar Pradesh.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button