Rasti i “22 Nëntorit”, reagon BESA me kryetar Kasamin: Asaf Ademi punon kundër shoqatave shqiptare

Pas publikimit të lajmit në Portalb.mk, ku u tha se shoqata kulturore “22 Nëntori” për shkak se nuk u financua nga Ministria e Kulturës nuk do ta shënojnë këtë vit 22 Nëntorin – Ditën e Alfabetit, sot Lëvizja BESA me kryetar Bilall Kasami ka adresuar kritika ndaj ministri të Kulturës, Asaf Ademi: “Pas marrjes së postit të Ministrisë së Kulturës nga Asaf Ademi, i cili cilësohet si ministër i LSDM-së, ai po punon permanent dhe vazhdimisht kundër shoqatave të pakta shqiptare”, raporton Portalb.mk.

Ndër të tjerash, nga kjo parti thonë se ndërprerja e fondeve për shoqatën e Manastirit është skandaloze dhe e papërgjegjshme.

“Ndërprerja e financave dhe mos përfillja e shoqatave të pakta shqiptare, sidomos shoqatat nga Manastiri, prandaj Lëvizjen BESA, e cilëson këtë veprim si skandalozë dhe të pa përgjegjshëm. I bëjmë thirrje ministrit të LSDM-së Asaf Ademi të merr masat e nevojshme dhe të mos diskriminoj edhe ato pak shoqata shqiptare por përkundrazi, t’i përkrah dhe inkurajoi që ata të vazhdojnë me punë dhe aktivitet në interes të mbrojtes të identitetit dhe kulturë shqiptare, sidomos në qytetin e Manastirit. Nesë z.Ademi nuk ka aftësi për të udhëhequr këtë ministri le të jap dorëheqje dhe le t’i kthehet profesionit të tij të vjetër si elektro inxhinier”, thuhet në reagimin e BESA-s.

Përndryshe, ky reagim i BESA-s vjen pasi që  shoqata kulturore “22 Nëntori” nga Manastiri, e cila vitin e kaluar organizoi tribunë shkencore për festën e 22 Nëntorit – Ditën e Alfabetit, për këtë vit nuk ka fituar mjete nga Ministria e Kulturës deri sa në krye ishte Robert Alagjozovski, me çka nuk do të ketë mundësi që të organizojë tribunë shkencore për 110 vjetorin e Kongresit të Manastirit.

Ndryshe, më 10 shkurt të 2018-s u publikua versioni primar i Programit Vjetor të Ministrisë së Kulturës ku ministër i atëhershëm ishte Robert Allagjozovski. Versioni i parë e cilësoi Programin Vjetor Kulturor të 2018-s me nepotizëm, ndërkohë që edhe pas pesë muajve ende nuk është publikuar versioni përfundimtar. Tash ministër i Kulturës është Asaf Ademi.

U refuzua nga Ministria e Kulturës, shoqata “22 Nëntori” nuk do ta shënojë Ditën e Alfabetit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button