Ndërroi jetë fëmija dhjetë vjeçar pasi ra nga traktori, tre fëmijë të tjerë të lënduar

Mbrëmë rreth orë 20 në rrugën që qon nga fshati Slivnik drejt fshatit Rlevci të Velesit S.S.(18)  nga fshati Buzalkovë ka përkuar traktorin ITM 542 me targa të Velesit në të cilin ka pasur një shportë metalike të improvizuar në të cilën ishin katër fëmijë të moshës 10 vjeçare, një 8 vjeçar dhe një 5 vjeçar, të gjithë nga Buzalkova.

Në një moment gjatë vozitjes u nis tatëpjetë dhe dy fëmijë të moshës dhjetë dhe pesë vjet ranë nga shporta metalike dhe u lënduan rëndë. Fëmijët e tjera arritën që të shpëtojnë me lëndime të lehta trupore.

Tre nga fëmijët të moshës 10,5 dhe 8 vjet janë dërguar në spitalin e Velesit, ku mjekët konstatuan vdekjen e fëmijës 10 vjeçar dhe fëmija tjetër i lënduar pesë vjeçar u dërgua për mjekim në Shkup.

Fëmija i tretë tetë vjeçar mbahet në spitalin e Velesit në kurim. Hetime në vendngjarje kanë bërë prokuroria publike dhe ekipi i SPB-së Veles.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button