NЁ ALTARIN E URREJTJES

Muajin e kaluar mё shumё isha fokusuar duke pёrcjellё fushatё zgjedhore nё Turqi, mё sё shumti duke pёrcjellё kanalet televizive turke, revistat gjermane, pastaj nё portalet kroate, boshnjake dhe serbe. Mё nё fund kalova nё gazetat elektronike dhe portalet tona shqiptare. Nё shumё mediume perёndimore shumё analistё politikologё dhe gazetarё bёnin kritika presidentit tё Turqisё Taip Erdogan kurse nё Ballkan nё mjetet e informimit analistёt dhe gazetarёt shkruanin kundёr dhe pro partisё AKP dhe presidentit Taip Erdogan.

Unё pas puçit kam shkruar disa artikuj pёr ngjarjet dhe kam qenё kritik ndaj impaktit dhe diskursit politik tё qeverisё sё presidentit Taip Erdogan. Njё miku im, pasi kishte lexuar artikujt,  mё tha se shumё lexues janё irrituar. Unё i shkrova mikut tim, ku i thashё se nuk heq dorё nga idetё dhe mendimet e mia, nuk mund t’ua bёj qejfin disa opinionistёve. Qё nё Greqinё e lashtё e deri nё ditёt e sotme ekzistojnё dy qeverisje ‘Despotizmi dhe Demokracia’.

Vite tё tёra kam pёrcjellur shtypin dhe mediumet nё Perёndim, ese politike, analiza dhe tema tё shumёllojshme pёr Turqinё.

Nuk kam hasur fyerje ksenofobi intriga sikurse nё gazetat dhe portalet shqiptare.  As nё gazeta dhe portale kroate, boshnjake dhe sidomos serbe, qё mё parё shumё historianё dhe gazetarё serbё tallleshin dhe pёrçmonin Perandorinё Osmane dhe Republikёn e Turqisё. Nё dekadat e fundit shumё historianё dhe studiues serb kanё ndryshuar mendimin dhe janё pragmatikё dhe tё moderuar pёrsa i pёrket temave tё historisё sё Perandorisё Osmane dhe republikёs sё Turqisё moderne. Unё nuk jam kundёr autorёve qё bёjnё kritika qeverisё autoritare tё Taip Erdoganit dhe AKP. Ismail Kadare ka njё frazё tё shkёlqyer ‘ diktaturat mund tё zgjasin shekuj me radhё por nё fund ata i marrin plagёt e pashёrueshme pёrgjithmonё dhe nё fund japin shpirt’. Edhe sikur tё fitonte opozita nё Turqi, njё pjesё e opinionistёve dhe gazetarёve do tё vazhdonin me avazin e vjetёr, me tё njёjtёn doktrinё me fyerje etiketime turkofobi si çdo herё. Disa autorё dhe kolumnistё shkruajnё sipas idesё sё turmёs, anatema dhe anakronizma, qё u ngjajnё bisedave politike tё çajtoreve.

Kёta autorё dhe opinionistё vuajnё nga sindromi i tё robёruarit nё mendje, kanё ngelur tё pandryshuar dhe evoluar nga instrumentalizmi dhe miti nacionalo komunist nga mungesa e shpirtit kritik. Artikullin e fundit e lexova nё koha.net tё njё gazetari qё  ishte shumё cinik dhe tragjikomik. Ky gazetar shkruan, se, SHBA dhe Unioni Europian janё duke shqyrtuar largimin e Turqisё nga NATO. Pastaj vazhdon duke thёnё se mbi 90% e  popullatёs turke jeton nё varfёri tё skajshme. Ky gazetar Turqinё e krahason me Korenё e Veriut. Po tё largohej Turqia nga NATO, e di çdo bilmes dhe apolitik se nuk do tё ketё dhe do tё marrё fund pakti Verio-Atlantik. Pastaj nё njё artikull tjetёr, kam lexuar nga njё gazetare shumё e njohur, shumёllojshmёri broçkullash dhe intrigash, me gjuhёn e ashpёr tё urrejtjes. Kjo gazetare nga urrejtja dhe sindromi patologjik tё islamofobisё dhe turkofobisё kalon nё ekstremizёm paranojё dhe ekstazё. Ajo shkruan, se, ne shqiptarёt nё Ballkan dhe rajon kemi nevojё pёr aleatё. Si aleat duhet tё kemi Kroacinё e jo Turqinё.

Unё i shkruajta njё mikut tim kolumnist nga Kroacia.  Miku im mё  tha, se kam qeshur me lot kur e lexova. Ne jemi popuj tё vegjёl dhe miq. Ne nuk kemi strategji ushtarake politike dhe ekonomike nё rajon. Pas pavarsisё sё Kroacisё, presidenti Franjo Tuxhman i dёboj gjithё shqiptarёt qё me dekada punonin dhe kishin dyqanet e tyre. Po tё shpёrthejё fuqi e barotit pёrsёri nё Ballkan qeveritё tona nuk do tё lejojnё refugjatёt e luftёs tё kalojnё tranzit sikurse refugjatёt e Sirisё.

Kthimi i neosmanёve nё Ballkan’

Nё shumё kolumna dhe artikuj kёta gazetarё dhe opinionistё shkruajnё, se Turqia ka nis ekspansionin dhe marshin nё Ballkan. Rikthimi i neosmanёve ka filluar me ardhjen dhe pёrhapjen e ideologjisё  erdoganiste nё Turqi. Ideologjia dhe ekspansionizmi erdoganist ёshtё pёrhapur nё gjithё institucionet, subjektet politike dhe tek liderёt siç ёshtё Edi Rama dhe Hashim Thaçi qё janё bёrё kukulla dhe vasal tё Erdoganit. Sipas tyre ekspansionizmi neosman ka filluar nga TIKA agjensia turke pёr bashkёpunimin dhe kordinimin.
TIKA ёshtё shtrirё nё gjithё Ballkanin ka bёrё restaurimin e shumё objekteve dhe kulteve artitekturore osmane. TIKA ka bёrё restaurimin e shumё objekteve nё Kosovё dhe Bosnjё qё u shkatёrruan nga forcat serbo-çetnike si  objekte kulti, xhami, hamame, teqe, qarshi dhe dyqane. Kёta gazetarё dhe opinionistё  kanё shumё mllef neveri. Ata vuajnё nga komplekset dhe osmanofobia. Kёto objekte nuk janё thesare dhe trashёgimi e kulturave tona kombёtare por sipas tyre kёta objekte i kanё ndёrtuar okupatorёt osmanё sё bashku me vezirёt e haremeve qё kemi pasur mbi 30 me origjinё shqiptare turko, bejlerёt dhe esnafёt anadollakё.

‘Bёhu ai qё je’

Niçe ka njё maksimё ‘bёhu ai qё je’. Kёta opinionistё vuajnё nga kompleksi i inferioritetit dhe kriza e identitetit. Arratisja nga vetvetja, tё jesh ndryshe nga ç’je,  ёshtё fyerje e vetvetes, familjes, fisit dhe origjinёs. Kёtyre opinionistёve, autorёve dhe kolumnistёve u mungojnё sensi, kultura, atributet iluministe, traditat liberale europjane. Tentojnё tё bёhen fanatikё europjanё duke imituar dhe konsumuar Perёndimin, por nё kokё mbeten steril dhe tё varfёr. Lideri karizmatik boshnjak i ndjeri Alija Izetbegoviq shkruan, se Qemal Ataturku gjatё natёs filloi heqjen e fesit dhe xhubeve pёr tё bёrё turqit europjanё, por turqit nё fund nuk u europianizuan, mbetёn nё kokё tё njёjtё dhe se i imitonin dhe konsumonin qytetёrim perёndimor.

Ata mbetёn me natalitet lindor dhe mesdhetar. Kёta opinionistё janё si njё armatё e indoktrinuar, qё ushtrojnё prapagandё dhe agjitacion dogma verbale dhe vulgare me konotacione fyese. Ёshtё niveli i ulёt sharlatan dhe galoman. Kёta opinionistё nuk lexojnё shtypin e huaj, nuk zotёrojnё disiplinё dhe etikё. Kёta kanё lexuar ca libra dhe revista nё periudhёn e monizmit, por nuk kanё lexuar autorё historianё studjues tё huaj siç janё Bernard Lewis, Noel Malkolm, Oliver Schmidt e shumё tё tjerё. Kёta hipikritё dhe mediokёr mё shumё i shqetёson zёri i muezinit se kёmbanat e kishёs. Le ta dinё kёta autorё, gazetarё dhe shumё opinionistё se nuk mund tё ketё komb shqiptar pa muslimanё shqiptarё, sikurse nuk mund tё ketё Europё pa popuj autoktonё muslimanё.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button