ACTION SEE Hulumtimi: Transparenca e Kuvendit të Maqedonisë në nivel të njëjtë si në vitin e kaluar

Përbërja e ndryshuar kuvendore e Kuvendit të Maqedonisë dhe shumica e re qeveritare ende nuk tregon rezultate të dukshme në pikëpamje të transparencës aktive në këtë institucion. Edhe krahas interesit të demonstruar që të punohet në transparencë më të madhe, bllokimi i Kuvendit nga ana e opozitës ka ndikim mbi qëllimet e këtilla. Kështu që, transparenca e Parlamentit të Maqedonisë është në nivel të njëjtë si vitin e kaluar.

Këtë e tregon studimi për politikë publike të bërë nga rrjeti rajonal i organizatave joqeveritare “Action SEE“!, Metamorfozis, Fondacioni për internet dhe shoqëri, në të cilën analizohet niveli i transparencës, llogaridhënies së pushtetit ekzekutiv në rajon në Ballkanin Perëndimor.

Sipas dokumentit, Kuvendi i Maqedonisë plotëson 58 për qind të indikatorëve për transparencë, që është për një për qind më pak se në vitin 2017.

Siç njoftuan nga Metamorfozis edhe krahas krizës së thellë institucionale, Kuvendi edhe më tej i zbaton praktikat e mira të transparencës të pasqyruara përmes publikimit të rregullt të rendeve të ditës për punë të sesioneve plenare dhe të trupave të punës, regjistrime video dhe stenogramike nga seancat plenare, pjesëmarrjen dhe mënyrën e votimit të deputetëve në sesionet plenare, kontaktet dhe biografitë e deputetëve, por jo edhe rogat e tyre dhe mjetet, që ata i kanë kërkuar për kompensim të shpenzimeve rrugore, si dhe publikimi i rregullt i raporteve themelore vjetore.

“Megjithatë, mbetet vërejtja nga hulumtimi në vitin 2017 se Kuvendi i RM-së duhet të punojë në përmirësimin e transparencës së trupave  punuese (komisionet), me atë që do të publikoheshin pjesëmarrja e deputetëve në sesione, regjistrimet stenogramike dhe video, si dhe mënyra e votimit të deputetëve të trupave të punës”, theksojnë nga Fondacioni.

Sipas praktikës së deritanishme, siç theksuan, publikohen konkluzionet dhe amendamentet e propozuara, ndërsa video-regjistrimet (që transmetohen edhe me vonesë prej disa ditëve dhe pa informacione kur do të publikohen nga seanca të caktuara) edhe krahas asaj që transmetohen në TV kanalin nacional kuvendor, nuk publikohen në ueb faqen e Kuvendit.

Siç shtohet, specifike për disa përbërje kuvendore është miratimi i ligjeve me procedurë të shkurtuar. Nëse në vitin 2016 nga 366 ligje të miratuara, madje 238 janë miratuar në procedurë të shkurtuar, në vitin 2017 ka përmirësim të dukshëm, kështu që nga gjithsej 42 ligje me procedurë të shkurtuar janë miratuar 24.

Indikatorët për Mbikëqyrje kuvendore të RM-së janë plotësuar me 83 për qind, ndërsa vetëm kuvendet në Shqipëri (88 për qind) dhe Mal të Zi (93 për qind) kanë rezultate më të mira.

Indikatorët për qasje deri në informacione dhe për transparencë financiare janë në nivel të njëjtë – të vlerësuara me 61 dhe 62 për qind plotësim i indikatorëve për transparencë.

“Është dështuese që Kuvendi në ueb-faqen e tij nuk e ka theksuar oficerin për qasje deri te informatat me karakter publik, as nuk e azhurnon dhe publikon në nivel vjetor, listën e informacioneve me karakter publik”, theksojnë nga Fondacioni.

Kuvendi gjithashtu nuk publikon link në faqen e Komisionit Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit ku publikohen listat anketuese për pronën e deputetëve, as nuk publikon link në sistemin për furnizime publike.

Hulumtimi është zbatuar nga dhjetori i vitit 2017 deri në fund të marsit të vitit 2018. Në bazë të rezultateve nga hulumtimi, janë bërë rekomandime dhe udhëzime që do të parashtrohet në institucionet relevante edhe në formë të shkruar.

Lidhur me asambletë në nivel rajonal, transparenca e Kuvendeve në nivel rajonal është e pakënaqur.

“Në vend që të arrihet progresi i pritur në sferën e transparencës, Kuvendet nga rajoni kanë arritur rezultate më të këqija krahasuar me periudhën e kaluar të hulumtimit. Në mesatare janë plotësuar 61 për qind e indikatorëve nga fusha e transparencës. Rezultati është më i ulët për dy për qind në krahasim me transparencën e vërejtur në vitin 2016, kur ajo arrinte 63 për qind”, theksohet në kumtesë.

Rënia e nivelit të transparencës së të gjitha kuvendeve në nivel rajonal, me përjashtim të kuvendit shqiptar, siç vlerësohet në kumtesë, tregon se asambletë nuk kanë pasur si synim që ta mbajnë shkallën e arritur të transparencës ose të investojnë në zhvillimin e tij plot një vit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button