Kryeministri grek Cipras: Ndërmarr përgjegjësi politike për tragjedinë greke

Kryeministri grek Aleksis Cipras deklaroi se ndërmerr përgjegjësi politike për zjarrin katastrofik në rajonin e Athinës, në të cilin jetën e humbën 87 persona dhe bëri thirrje që të njëjtën ta bëjnë edhe ministrat në Qeverinë e tij.

“E konvokova sot Këshillin ministror para së gjithash sepse dëshiroj para popullit grek, tërësisht ta ndërmarr përgjegjësinë politike për tragjedinë. Kjo është diçka që nënkuptohet për kryeministrin dhe për qeverinë”, deklaroi Cipras në fjalimin hyrës në fillim të seancës së jashtëzakonshme qeveritare që filloi pasdite.

Siç lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina, Cipras me këtë rast u bëri thirrje ministrave për të marrë përgjegjësi “sado qoftë e vështirë ai vendim”, duke theksuar edhe se Qeveria e tij asnjëherë nuk ik nga përgjegjësia.

Kryeministri grek theksoi se ky është një moment i rëndë “ndoshta më i rëndi në mandat” dhe shtoi se ka ndjenja të përziera.

“Kam edhe agoni, nëse kemi reaguar siç duhet, nëse kemi reaguar në mënyrë të rregullt në orët kritike, nëse mund të bëjmë diçka më shumë, nëse mund të shpëtojmë të paktën një jetë më shumë se ata që u larguan padrejtësisht”, shtoi Cipras.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button