Izraeli rrethoi Kubbetu-s Sahra dhe Xhaminë e Kibles

Policia izraelite, e cila pas namazit të xhumasë sulmo me gaz lotsjellës dhe shok bomba besimtarët në xhaminë Al-Aksa, ka rrethuar Kubbetu-s Sahranë dhe Xhaminë e Kibles, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi për shtyp i Autoritetit të Vakëfeve Islame në Kuds, Firas Dibs, në deklaratën me shkrim bëri të ditur se policia izraelite duke mbyllyr portën e Kubbetu-s Sahrasë, ka marrë nën rrethim një grup të grave që gjendej brenda.

Ai gjithashtu tregoi se edhe brenda Xhamisë së Kibles një grup besimtarësh janë rrethuar.

Dibs duke treguar se nga sulmet e policisë izraelite shumë persona kanë pësuar lëndime dhe se nuk është e mundshme që të jepet një numër i saktë, potencoi se shumë persona të tjerë janë arrestuar gjatë daljes nga Mesxhid-i Aksa.

Policia izraelite, e cila pas namazit të xhumasë sulmoi me gaz lotsjellës dhe shok bomba besimtarët në xhaminë Al-Aksa, pasi e zbrazi zonën i mbylli portat e Mesxhid-i Aksas.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button