MALLI SHPIRTIT M’JE KOSOVË

N’andërr t’shoh me mall t’kujtoj
si shtëpinë ku i çela sytë
qëkur teje u mërgova
malli po më këput në shpirt
Kujtimi yt bukë e djathë
e një rriskë sheqeri n’dorë
t’vegjël ishim fëmijë të lagjes
me shumë nana e baballarë
Veç n’Kosovë kurrë nuk mërziten
hanë e diell, shiu ratë n’fushë
si sahat m’rrah kokës zemra
m’shkyhet kanga m’ndalet n’gushë
N’aeroport kur zbres t’Prishtinës
si n’andërr krahut tand unë shembem
natës pa hanë udhët m’i zdritë
rrugën e shtëpisë mos me e humbë
Gjakovë, oxhaku i fëminisë
mungesa vjerrë mu ka në shpirt
si flakë që virret në degë mali
malit djegur shkrumb e hi.

 

Nga Fakete Rexha

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP