Maqedoni, reagojnë gazetarët: Ndryshimet në Kodin Zgjedhor i cenojnë punën dhe lirinë e mediave!

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve Mediatik (SPGPM) dhe Këshilli për Etikë në Media në Maqedoni (KEMM) janë kundër ndryshimeve dhe plotësimeve të miratuara të Kodit Zgjedhor, të votuara si rezultat i marrëveshjeve politike mes pushtetit dhe opozitës.

Këto ndryshime, të sjella në mënyrë jotransparente, me konsensus të partive politike pas dyerve të mbyllura, e cenojnë punën e medias në kohë të fushatës parazgjedhore dhe janë në kundërshtim me qëndrimet dhe sugjerimet e shoqatave gazetareske.

Qëndrimi i SHGM, SPGPM dhe KEMM të cilin e dinin partitë politike për të ndërprerë reklamimin të paguar politik gjatë fushatave zgjedhore në mediat private, ndërsa me ndryshimet e Kodit Zgjedhor jo vetëm se e legalizojnë këtë, por edhe mundësojnë kjo gjë të bëhet me para publike të qytetarëve.

Apsurd edhe më i madh është se ndryshimet dhe plotësimet në Kodin Zgjedhor e autorizojnë Komisionin Shtetëror Zgjedhor, për efikasitetin e të cilit ishim dëshmitarë në të gjitha ciklet zgjedhore, t’i regjistrojë mediat onlajn të cilët do të raportojnë për zgjedhjet si dhe ta monitorojë dhe vlerësojë punën e tyre. Rikujtojmë se nuk ekziston praktik evropiane për ndjekjen e mënyrës së raportimit të mediave onlajn dhe se me këtë qasje prishet koncepti i vetërregullimit në media.

Ndryshimet parashikojë edhe dënime për mediat tradicionale dhe onlajn në vlerë prej 4.000 euro, për raportim të pabalancuar dhe të paanshëm sipas nenit 181a të Kodit Zgjedhor. Pyesim kush janë ato njerëz profesionist në KSHZ dhe në çfarë mënyre do të masin mosbalancimin dhe paanshmërinë e raportimit në mediat onlajn?

Rikujtojmë se Agjencioni për Media hoqi dorë nga ky obligim shkaku i mungesës së metodologjisë, ose praktikës evropiane të ndonjë institucioni shtetëror të merret me raportim (jo)etik. Tentimi i fundit i pushtetit dhe opozitës të merren me profesionalizmit në media gjatë kohës së zgjedhjeve ishte edhe trupi ad-hok, i cili u tregua si zgjedhje e pasuksesshme.

Si ndryshim problematik të Kodit Zgjedhor SHGM, SPGPM dhe KEMM e llogarisin edhe nenin 3 paragrafi 11, me të cilin pjesëmarrësve në procesin zgjedhor u kërkohet të dorëzojnë media plane për reklamim politik i cili më vonë do të paguhet nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë mediave private. Kjo paraqet ndërhyrje në pavarësinë e politikës editoriale dhe përmbajtjeve programore të mediave në kohë të fushatave parazgjedhore, sepse iu imponohet skemë programore nga ana e partive politike.

Këto ndryshime të dëmshme në Kodin Zgjedhor nuk janë në favor të reformave të bllokuara mediatike dhe pa dyshim ato do të ndikojnë negativisht në punën e mediave dhe në ambientin gjithëpërfshirës demokratik në kohë të fushatës parazgjedhore.

SHGM, SPGPM dhe KEMM do të lajmërojnë misionet e përfaqësive të huaja në vend të cilët kujdesen për lirinë e të shprehurit dhe për pavarësinë e mediave në Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button