Heqja e tërësishme e tatimit, Bekteshi: Kërkesa do të shqyrtohet nga Qeveria e Kosovës (FOTO)

Është realizuar takimi ndërmjet ministrave të ekonomisë të Maqedonisë, Kreshnik Bekteshi dhe atij të Kosovës, Bajram Hasani. Në këtë takim, ministri Bekteshi ka parashtruar kërkesën për heqjen e tërësishme të tatimit doganor për prodhimet bujqësore të Maqedonisë nga Kosova, dhe e njëjta do të shqyrtohet në seancën e ardhshme qeveritare të Republikës së Kosovës, njofton Portalb.mk.

“Duke theksuar humbjet e shoqërisë sipërmarrëse të cilat janë të mëdha në të dyja anët, mora dëshmi nga pala kosovare se vërejtjet tona do të merren parasysh, por për shkak se bëhet fjalë për vendim qeveritar, në seancën e parë qeveritare të Republikës së Kosovës, argumentet të cilat i dhamë nga pala jonë, do të publikohen para anëtarëve të qeverisë që të gjendet zgjidhje e cila do të jetë e pranueshme për të dyja palët. Unë personalisht besoj se në afat sa më të shpejtë kohor do ta vazhdojmë bashkëpunimin tregtar si deri tash, në interes të prodhuesve bujqësor dhe shoqërisë sipërmarrëse të të dyja shteteve”, tha Bekteshi.

Përndryshe, në vendimin qeveritar që e solli Republika e Kosovës, për heqjen e masës së tatimit doganor, prej 21 produkteve, tatimi doganor ka mbetur në fuqi për 7, edhe atë për domatet, specat, rrushin, kumbullat, mollët, dardhat dhe mjedrat. Shumica janë sezonale dhe në të përfshihen numri më i madh i prodhimeve të Maqedonisë që eksportohen në Kosovë.

 

Hasani – Bekteshi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button