Shekerinska për 5 milionë eurot: Qeveria dhe partitë do t’i nënshtrohen revizionit

Në lidhje me shumën afro 5 milionë euroshe që do të shkojë për partitë politike, zëvendëskryeministrja Radmila Shekerinska ka deklaruar se është mënyrë tjetër e referimit të harxhimeve dhe se për të njëjtat Qeveria dhe partitë politike do t’i nënshtrohen revizionit, njofton Portalb.mk.

“Obligimet e partive ndryshohen. Në mënyrë tjetër do të duhet të referojnë për harxhimet. Shteti, për shkak se i jep paratë do të duhet të mbajë edhe përgjegjësi për atë që e jep, dhe e treta, do t’i japim fund kontrollit të sipërmarrësve të partive politike”, tha Shekerinska.

Kjo deklaratë e Shekerinskës vjen pasi që me ndryshimet ligjore që u miratuan në Kuvendin e Maqedonisë, partive politike do t’ju rritet shuma që do ta marrin nga buxheti shtetëror. Me buxhetin vjetor të 2019-s, për partitë do të shkojë rreth 5 milionë euro.

Me ligjin e ri partitë do të marrin 5 milionë euro prej buxhetit shtetëror

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button