Putin e fton Trumpin në Moskë

Presidenti rus Vladimir Putin bëri të ditur se e ka ftuar në Moskë presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump. Putin tha se ai dhe Trump janë të gatshëm të takohen në samitet e ardhshme.

Gjithashtu, presidenti rus tha se bisedat telefonike në mes të Moskës dhe SHBA-ve nuk ishin të mjaftueshme. Putin tha se duhet të takohet me Trump për të diskutuar në lidhje me marrëveshjen për armët bërthamore të Iranit dhe konfliktet globale, transmeton REL.

Putin dhe Trump u takuan në Helsinki më 16 korrik 2018, por Trump në Shtetet e Bashkuara u përball me kritika të mëdha nga republikanët dhe demokratët, të cilët thanë se ai kishte marrë anën e Rusisë në vend të SHBA-ve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button