Aktivizohet vullkani në Vanuatu

 Pas aktivizimit të vullkanit në shtetin ishull në Oqeanin Paqësor, Vanuatu, filloi evakuimi i të gjithë banorëve të ishullit Ambea, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në lajmin e BBC-së, thuhet se është marrë vendimi për evakuimin urgjent të 11 mijë banorëve që jetojnë në ishullin Ambea, për shkak se vullkani Manaro Voui lëshon hi që nga fundjava e kaluar.

Autoritetet e emergjencës, njoftuan se niveli i paralajmërimit është rritur në kategorinë e dytë që do të thotë “në vullkan mund të ndodhë një shpërthim i nivelit mesatar” dhe se ishulli për herë të dytë që nga muaji shtator do të zbrazet plotësisht.

Në Manaro Voui, që gjendet në Unazën e Zjarrtë të Paqesorit në zonën më të madhe të tërmetit dhe vullkanit në botë, për herë të fundit një shpërthim ndodhi në vitin 2015. Ky shpërthim kishte shkaktuar që 5 mijë persona t’i braktisin shtëpitë e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button