Rumani, dy vjet burg ish-kryeministrit për korrupsion

Gjykata Supreme e Rumanisë ka konfirmuar të mërkurën se ish-kryeministri Adrian Nastase, do të shërbejë dy vjet burgim, për shkak të korrupsionit.

Nastase, kryeministër majtist në periudhën 2000-2004, është figura më e lartë zyrtare që burgoset në Rumani, që nga rënia e komunizmit.

Nastase ka abuzuar me dy milionë dollarë nga buxheti i vitit 2004. Ai ka humbur zgjedhjet nga presidenti aktual, Traian Basescu.

Ndërkohë, kryeministri aktual, Viktor Ponta, është nën presion për të dhënë dorëheqje, për shkak të akuzave për plagjiat.

Lajme të ngjashme

Back to top button