Ministri Bekteshi sot në Kosovë, do të kërkojë heqje të tërësishme të tatimit doganor

Ministri i Ekonomisë së Maqedonisë, Kreshnik Bekteshi sot do të qëndrojë në Kosovë, ku nga homologu i tij, Bajram Hasani do të kërkojë heqje të tatimit doganor të prodhimeve bujqësore të cilat nuk u përfshinë në vendimin e Qeverisë së Kosovës, njofton Portalb.mk.

“Në emër të tregtisë së deritashme të suksesshme, në përgjithësi, për bashkëpunimi ekonomik me Republikën e Kosovës, shpresoj se do të arrij gjuhë të përbashkët me homolgun kosovar, dhe se takimi do të rezultojë me zgjidhje të dobishme. Jam i bindur se kemi qëllim të njëjtë, i cili është lehtësim të tregtisë së Ballkanit Perëndimor, në përputhshmëri me parimet e marrëveshjes së CEFTA-s dhe principeve të tregtisë së lirë”, thotë Bekteshi.

Sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës, tatimi doganor është larguar për një pjesë të prodhimeve bujqësore, por jo edhe për domatet, specat, mollët, dardhat, kumbullat, mјеdrat dhe rrushin. Qeveria ende i ka të hapura mundësitë për bisedime që të mos vendos kundërmasa për prodhimet e Kosovës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button