Do të jetë kryetar i KSHZ-së: pasuria që e posedon Oliver Derkoski (FOTO)

Në Kuvendin e Maqedonisë do të japin deklarata solemne pjesëtarët e rinj të Komisionit Shtetëror Zgjedhor, njofton Portalb.mk.

Si kryetari i KSHZ-së është Oliver Derkoski, i cili, sipas listës anketuese të dorëzuar në Komisonin Shtetëror për parandalim të korrupsionit gjatë periudhës kur ishte drejtor joekzekutiv në Ujësjellësi  i Maqedonisë, posedon dy banesa në Shkup në madhësi prej 59 dhe 76 metra katror të blera gjatë vitit 2009 dhe 2013, dhe shtëpi në Prilep në madhësi prej 100 metra katror, të trashëguar nga prindërit.

Ai ka automjet Citroen C3 në vlerë prej 300 mijë denarë.

Derkoski në postin e kryetarit të KSHZ-së do të jetë për gjashtë muajsh, dhe obligim i tij do të jetë organizimi dhe mbajtja e referendumit të paralajmëruar për më 30 shtator të 2018-s.

http://portalb.mk/544173-sot-anetaret-e-rinj-te-kshz-se-do-te-japin-deklarata-solemne-ne-kuvend/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button