Speedtail, supermakina e re e McLaren (VIDEO)

Deri tani e njihnim me kodin BP23, por më në fund është zbuluar se emri i supermakinës së ardhshme të McLaren do të jetë Speedtail, njofton TCH.

Ky është modeli që do të vendoset në krye të gamës ultrasportive të firmës së Ëoking, duke zënë pozicionin që deri më tani i ka takuar P1. Shpejtësia maksimale e McLaren Speedtail do të jetë 400 km/h dhe ky mjet do të prezantohet në muajin tetor.

Vetëm 106 njësi do të prodhohen dhe secili do të kushtojë 1.8 milionë euro (plus taksat).

McLaren Speedtail do të ketë tre vende në konfigurim 1+2, me shoferin në pozicionin qendror dhe dy pasagjerët mbrapa.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button