Ndërroi jetë Adem Demaçi

Në moshën 82 vjeç, të enjten, ka ndërruar jetë Adem Demaçi, veprimtar politik nga Kosova.

Lajmin e ka konfirmuar nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, gjatë seancës së që po zhvillohej, të enjten pasdite, njofton REL.

“Mësuesi ynë i madh, burri i madh i këtij vendi, i cili ia dha Kosovës 28 vjet të tij nëpër kazamatet e Jugosllavisë, ka ndërruar jetë. Ai është ndarë sot nga ne fizikisht, por jeta dhe vepra e tij do të lartësohen për aq kohë sa kombi shqiptar dhe shqiptarët në përgjithësi do të kenë jetë”, ka thënë Haliti.

Kuvendi i Kosovës ka mbajtur një minutë heshtje për t’i bërë nderimin të ndjerit Demaçi.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Kush është i njerëzishëm, të gjithë ata të cilët mendojnë dhe jetojnë shqip, janë prekur thellë në shpirt, në këto çaste dhembjeje, të familjes së Bacës dhe të të gjithë liridashësve. Por, edhe në këto çaste dhembjeje, duhet të sillemi sipas shembullit jetësor që mësuam nga Baca Adem -Dhembjen duhet ta shndërrojmë në forcë, për të qëndruar të pa lëkundur, të vendosur dhe të bashkuar në shtigjet e lirisë!
    Qoftë i përjetshëm kujtimi i jetës dhe veprës së të Madhit Adem Demaçi!

Leave a Reply to Sejdi Veseli Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button