Veseli: Dëshirat politike mos të konsumohen në kurriz të qytetarëve

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli i ka bërë thirrje deputetëve që ta shmangin bojkotimin e votimit të projektligjeve, pasi kjo do të thotë varfërim i Kosovës, njofton Koha.net.

Veseli pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, njoftoi se seanca e sotme vazhdon në orën 15:00, në bazë të procedurave që kanë.

“Thërras deputetët që të shmangin bojkotin për arsye se bojkoti do të thotë varfërim i Kosovës, do të thotë mungesë e ligjeve për Kosovën. Keni parasysh vetëm në vonesat që jemi duke bërë në ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare kemi të bëjmë me dhjetëra miliona të cilat janë të taksapaguesve evropian për qytetarët tanë, në të njëjtën kohë projektligje të cilat presin dhe e ndihmojnë qytetarin e Kosovës”, tha Veseli.

Ai përmendi projektligjin e noterisë, shërbimeve postare, ligjin për legalizimit që do t’i ndihmonte familjet e qytetarëve të Kosovës.

“Dëshira politike që është si vullnet politik pozitë-opozitë mos të konsumohet në kurriz të qytetarëve por të jetë një veprim që është legjitim opozitar, qoftë edhe një mocion mosbesimi për qeverinë aktuale por nuk është taktikë e mirë që të improvizohet brenda seancave se vullneti politik po ndërron në bazë të vullnetit individual. Ne në Kuvendin e Kosovës nuk jemi për deponimin individual por për dispononim e qytetarëve”, tha Veseli.

Sipas tij, në këto rrethana, Kuvendi do të shkojë në pushim shumë shpejt.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button