Izraeli për 8 vite rrënoi 131 herë fshatin palestinez

Ushtria izraelite brenda 8 vitesh 131 herë ka rrënuar fshatin palestinez Araqib në rajonin shkretëtinor Nagev, ndërsa beduinët lokalë thonë se nuk do të lëshojnë vatrat e tyre, raporton Anadolu Agency (AA).

Aziz al-Turi, kryetar i Komitetit për Mbrojtjen e Araqib-it, deklaroi se forcat izraelite që nga viti 2010 rrënojnë këtë fshat shkretëtinor.

Ai sqaroi se forcat izraelite kësaj radhe përpos rrënimit kanë hapur edhe gropa me qëllim të pamundësimit të ndërtimit të sërishëm të objekteve të banimit.

“Nuk do të lëshojmë vatrat tona, madje edhe nëse detyrohemi të jetojmë nën pemë”, ka thënë Turi.

Në fshatin Araqib jetojnë rreth 80 beduinë palestinezë të cilët përgënjeshtrojnë pretendimet izraelite për ndërtimet e paligjshme të fshatit, duke pohuar se fshatin e kanë trashëguar nga të parët e tyre të cilët e kanë ndërtuar fshatin shumë kohë para themelimit të Izraelit.

Fshati karakterizohet kryesisht me shtëpi të ndërtuara nga druri, që është një dukuri me shumicën e fshtrave beduine në shkretëtirë, ndërsa banorët lokalë janë mësuar me fushatat e rrënimit të buldozerëve izraelitë dhe kanë të gatshme shumicën e materialeve për rindërtim.

Araqib është një nga 35 fshatrat në Nagev të cilin autoritetet izraelite e konsiderojnë si të paligjshëm dhe të cilit nuk i shpërndajnë ujë, energji elektrike dhe shërbime të tjera të infrastrukturës komunale. Në këto fshatra jetojnë rreth 80 mijë palestinezë që janë shtetas të Izraelit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button