Pas dyshimeve për keqpërdorim, policia ka hyrë në hapësirat e Fondit për Inovacion

Në hapësirat e Fondit për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik dje ka hyrë policia, me urdhër të Prokurorisë për Krim të Organizuar. Kontrollohen dokumentet që lidhen me vendimin e fundit të Fondit për ndarjen e granteve për ndërmarrjet e Maqedonisë, njofton Portalb.mk.

Nga Prokuroria thonë se për shkak se bëhet fjalë për procedurë parahetimore, nuk do të japin informacione.

Hyrja e policisë në hapësirat e Fondit për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik vjen pasi që të hënën Prokuroria hapi lëndë dhe nisi hetimin pas shpërndarjes së informatave se ka pasur keqpërdorime gjatë ndarjes së granteve nga Fondi.

Në lidhje me këto informata ka reaguar drejtori i Fondit, Jovan Despotovski duke thënë se do t’i pyes ndërmarrjet se a kanë pronarë me funksione publike.

Ndërkaq dje kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev tha se nuk do të kërkojë dorëheqje nga funksionarët apo bashkëpartiakët e tij.

Ndryshe në opinion u përfol shumë rreth shpërndarjes së parave shtetërore në konkursin e Fondit. 160.000 euro nga Fondi për inovacion ka fituar “Kast Invest”, kompani në të cilën zëvendëskryeministri Koço Angjushev është bashkpronar. 162.000 euro kanë shkuar edhe për deputetin e LSDM-së, Hari Lokvenec, i cili është aksionar në shtëpinë botuese “Ginis” nga Prilepi. Angjushev dhe Lokvenec pastaj i ka ftuar partnerët që të heqin dorë nga paratë shtetërore.

Kryeministri Zaev nuk mendon t’i shkarkojë Angjushevin dhe Lokvenecin

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button