Reforma në drejtësi, Rama: Ka nisur pastrimi i llumit, ata i bien gozhdës dhe patkoit

Refuzimin e opozitës për të votuar ligjin e magjistraturës, Kryeministri Rama e ka personifikuar me një shprehje popullore, duke thënë se “ata njësoj si atëherë i bien njëri gozhdës e tjetri patkoit”.

Në një reagim në facebook, kreu i qeverisë ka shkruar se me  vetingun ka nisur pastrimi i llumit pa ndalim.

Për Ramën, opozita vijon të jetë në rrugën e saj të gabuar përpos thirrjeve të bëra nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian, transmeton Noa.al.

“Fiks dy vjet më parë kaloi pas njëmijë qametesh Reforma në Drejtësi. Sot pastrimi i llumit të madh ka nisur pa ndalim.

Ndërsa ata njësoj si atëherë i bien njëri gozhdës e tjetri patkoit dhe po njësoj SHBA-BE u kërkojnë t’i thërrasin mendjes?? Sa gjynah për këdo i beson e dëgjon ende”, shkruan Rama në FB.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button