Nuk është realizuar premtimi për regjistrin e tarifave parafiskale

PREMTIM: Do të realizojmë Regjistrin e tarifave parafiksale me qëllim të përmirësimit të transparencës dhe të tentohet që të zvogëlohet mbingarkesa e kompanive.

[Burimi: Programi i LSDM-së gjatë zgjedhjeve parlamentare “Plani për jetë në Maqedoni” faqe 63, data: dhjetor 2016]

ARSYETIM:

Premtimi i LSDM-së dhënë gjatë zgjedhjeve parlamentare në dhjetor të vitit 2016, se do të realizohet regjistri për tatime parafiskale me qëllim të përmirësohet transparenca dhe të tentohet zvogëlimi i mbingarkesës së kompanive, deri më tani (20.07.2018) nuk është realizuar. 

Biznismenët vitet e fundit paralajmëruan se tatimet të cilat ju imponohen prej institucioneve dhe komunave çdo vit rriten dhe ndikojnë negativisht në punën e tyre. Kjo ka qenë edhe arsyeja se përse LSDM problemin e bizneseve e përfshiu në programin parazgjedhor në një pjesë të veçantë “Mbështesim sektorin privat si bartës të zhvillimit ekonomik – Përmirësimi i mjedisit bizensor dhe kornizës institucionale” (faqe 63). 

Në fillim të janarit të vitit 2017, menjëherë pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare ministri i tanishëm i Financave Dragan Tevdovski (në atë kohë kryetari i Komisionit për Ekonomi dhe anëtar i Bordit ekzekutiv të LSDM-së), realizimin e regjistrit të tatimit parafiskal e numëroi si një prej pesë ndryshimeve prioritare për mbështetjen e ndërmarrjeve vendore, dhe ato të mund të zhvillohen, dhe të hapen vende pune dhe të jepen paga më të larta.

Ajo që është e rëndësishme për kompanitë, është se do t’i lirojmë prej shtypjeve të deritanishme dhe do të lehtësojmë funksionimin e tyre! Nuk do të ketë kontrolle inspektimi të panevojshme dhe dënime të porositura prej mijëra eurosh. Do të aplikojmë regjistër publik të kontrollove të inspektimit, që të mund të ndalohet keqpërdorimet e këtilla. Do të aplikojmë një regjistër për tatim parafiskal me qëllim që të ulen tatime e kompanive, dhe menjëherë të zvogëlojmë tatimin për ndërmarrje me më pak se 5 të punësuar. Detyrimisht do të konsultohemi me sektorin e biznesit gjatë miratimit të rregullore së re, ndërsa institucionet do të duhet të publikojnë udhëzime për ndryshime ligjore. (Tevdovski, 04.01. 2017)

Por, edhe pse ka kaluar një vit që nga zgjedhja e Qeverisë të udhëhequr nga LSDM (31.05.2017), nuk ka informacion se po punohet për këtë regjistër.

Kjo ka qenë edhe arsyeja që Oda ekonomike në Maqedoni në qershor të këtij viti (2018) tu aktualizojë problemin me jo-ngarkesën e takave ndaj bizneseve.

Analiza e bërë nga Oda Ekonomike që ka të bëj me periudhën prej vitit 2008 deri në vitin 2016, tregon se për tetë vite numri i tatimeve parafiskale është rritur për 84 të reja. Prej tyre 18 janë tatime të cilat janë të përfshirë në atë ashtuquajturën tatime të tjera, 41 lloj te jo-tatimeve dhe 25 gjoba të reja, me çka është arritur ngarkesë shtesë ndaj personave juridik dhe fizik në nivel vjetor me vlerë rreth 20 milion euro. Sipas kësaj analize, vetëm në vitin 2016 ekonomia për këtë qëllim në llogarinë buxhetore ka pranuar mbi 251,5 milion euro.

Në lidhje me këtë Oda i propozon qeverisë që të gjej zgjidhje, në mesin e të cilave është edhe formimi i regjistrit të tatimit parafiskal.

Ministria e Financave si koordinatore e aktiviteteve së bashku me Odat, bankat e biznesit, BPRM, qeveritë lokale dhe përfaqësuesit e sektorit real të fillojë me procedurën e aplikimit të Regjistrit e detyrimeve për  jo-tatim i cili ekziston në Maqedoni (Oda ekonomike e RM, 11.06.2018). 

Prej Odës vlerësojnë se, përpunimi i regjistrit parfiskal dhe jo-tatimor nga ana e Ministrisë së Financave në bashkëpunim me komunat, dhe organet e tjera shtetërore të Odave dhe sektorit real, do të sjell që më së miri të shihet problemi dhe të gjinden zgjidhje të cilat kanë dal prej analizës nëse një pjesë e këtyre detyrimeve janë të arsyeshme ose jo.

Përsëri Oda nuk ka marr përgjigje nga ana e Qeverisë, dhe nuk ka informacion se në këtë problematik punon Qeveria ose komunat, gjegjësisht institucionet të cilat kanë futur një numër të madh të detyrimeve jo-tatimore për biznesin.

Verifikimi në faqen e internetit të Qeverisë, rendet ditore të seancave qeveritare si dhe në faqen e internetit të Ministrisë së Financave nuk japin ndonjë informacion se punohet në aplikimin e regjistrit për tatime parafiskale ose se punohet për të, opinioni akoma nuk është informuar për përgatitjen.

Sipas kësaj, mund të përfundohet se premtimi i LSDM se do të realizojë regjistër për tatime parafiskale me qëllim të përmirësimit të transparencës dhe të tentojë uljen e mbingarkesës së kompanive, dhënë gjatë kohës së zgjedhjeve parlamentare në vitin 2016 nuk është realizuar. 

 Burim: VERTETMATES

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button