Ndahet nga jeta ish presidenti i Ferrarit – Serkhio Markionne

Serkhio Markionne është ndarë nga jeta në spitalin universitar të Cyrihut, kur është shtruar 27 qershorin e kaluar për një ndërhyje në shpatull. Gjendja e tij është përkeqësuar dhjetë ditë më parë për shkak të asaj që mjekët e kanë përcaktuar “komplikime pas operacionit”, përcjell Alsat-m.

Situata është rënduar në fillimin e kësaj jave. Dalja e fundit në publik e menaxherit ka qenë dy ditë para shtrimit në spital, në Romë, kur i ka dhuruar një “Jeep” karabinierëve.

Më 22 korrik është përhapur lajmi se Markionne ndodhej në terapi intensive dhe se gjendja e tij ishte e pakthyeshme. Spitali i Cyrihut, ndërkohë, vazhdon të mos japë asnjë të dhënë në lidhje me orët e fundit të jetës së tij. Një zëdhënës i strukturës ka komunikuar se nuk mund të japë asnjë informacion në lidhje me këtë çështje.

Sipas të përditshmes italiane “La Stampa”, pas operacionit në shpatull, Marchionne ka patur disa probleme “të papritura dhe të menjëhershme”, që kanë shkaktuar një arrest kardiak. Ish-presidenti i Ferrari-t është dërguar menjëherë në reanimacion. Më pas ka ardhur një arrest kardiak i dytë, që ka sjellë ndarjen e tij nga jeta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button