“Fete de la Musique” në Tetovë

Qendra për Bashkpunim Ballkanik LOJA në bashkpunim me Aleancën Franceze – Tetovë  organizojnë festën një ditore të muzikës “Fete de la Musique”. Festa do të mbahet më 21 Qershor, në rrugën Jane Sandanski më saktësisht prapa Pallatit të Kulturës në Tetovë, me fillim nga ora 19:00 dhe do të zgjat deri në ora 23:00.

Ky aktivitet është i përkrahur edhe nga ana e Këndit Amerikan në Tetovë, Shkollës fillore dhe të mesme të muzikës  “Todor Skalovski” si dhe nga Komuna e Tetovës.

Kjo është festë me origjinë franceze dhe organizohet cdo vit më 21 qershor , në qytete të ndryshme anë e mbanë botës, si dhe  përbëhet nga  performimi i llojeve të ndryshme të muzikës, por në rrugë.
Program artistik i “Fete de la musique” të sivjetshëm do të jetë i përbërë me muzikë nga zhanre të ndryshme duke filluar nga klasikja e deri në atë elektronike.

Disa nga artistët që do të performojnë janë:
–    Nxënësit e shkollës fillore dhe të mesme të muzikës( nën udhëheqjen e profesorëve :Bojan Vackov, Kosto Todorovski, Marijan Ivanovski, Jasmina Trajcevska, Veselina Kostova, Ajhan Kurtov, Fotini Georgiadis dhe Jovan Vasilevski).
–    Rock grupi “Fullstop”
–    Bendi “ Afternoon in Amsterdam”
–    Arta dhe Agi
–    High Control
–    DJ Lee La & Redon

Kjo festë e muzikës është një nga aktivitetet e radhës që organizohen në spektrin e kulturës nga ana e CBC LOJA, për të pasuruar jetën kulturore në qytetin e Tetovës.

Lajme të ngjashme

Back to top button