Zgjidhja e emrit, Qeveria e Maqedonisë larg zbulimit të dokumenteve të procesit

Diplomacia greke ka paralajmëruar publikim të dokumenteve të procesit të zgjidhjes së emrit Maqedoni – Greqi. Edhe pas një muaji, por se do të ndodh një gjë e tillë edhe nga diplomacia maqedonase, deri sot nuk është paralajmëruar e as diskutuar nga Qeveria e Maqedonisë, raporton Portalb.mk.

“Për momentin nuk ka diçka të tillë”, tha zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë, Mile Boshnjakovski.

Megjithëse ekspertët e politikës së jashtme dhe për transparencë, kanë vlerësuar se publikimi i dokumenteve do të duhet të ndodh para referendumit të paralajmëruar në fund të muajit shtator, sërish, zëdhënësi Boshnjakovski nuk “dëshiroi të parashkojë se çfarë do të ndodhte në të ardhmen”.

“Nuk do të mund të parashihja se çfarë do të ndodhte në të ardhmen, sepse për momentin biseda të llojit të tillë nuk ndodhin”, tha Boshnjakovski.

Ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë, Nikos Koxias deklaroi se në Kuvendin e Greqisë do të publikohen dokumentet nga tërë procesi i zgjidhjes së çështjes së emrit. Kjo vjen pasi që Koxias kohë më parë, se ata që tash e kritikojnë dhe nuk e pranojnë marrëveshjen e emrit, në kohën kur kanë udhëhequr procesin e njëjtë, kanë negociuar me pozita të buta. Sipas informacioneve, procesi i publikimit nga Greqia, parasheh deklasifikim të 30 dokumenteve, të cilat tregojnë se për çfarë kanë negociuar qeveritë e mëparshme greke, për çka kanë rënë dakord, dhe çfarë kanë propozuar.

Maqedonia duhet t’i deklasifikojë dokumentet sekrete, të dihet si është bërë ‘pazari’ për emrin këto 27 vite

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button