Kuvendi të shtunën do t’i votojë ndryshimet e ligjeve që u paralajmëruan nga takimi i liderëve

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi për të shtunën do ta caktojë seancën plenare ku do të votohet për anëtarët e ri të Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), ndryshimet e Ligjit për financim të partive dhe Ligjin për qeveri ku do të vendoset pjesa e Qeverisë teknike sipas parimit të Marrëveshjes së Përzhinos. Seanca do të presë disa ditë për shkak se Talat Xhaferi do të mungojë në Kuvend, shkruan Makfaks, transmeton Portalb.mk.

Këto tre pika duhej të votoheshin në mënyrë eksperte të hënën, pasi në takimin e liderëve janë harmonizuar dy ligje dhe liderët janë marrë vesh që anëtarët e KSHZ-së të zgjidhen sipas regullativës së vjetër ligjore me dy të tretën e shumicës, e jo me 61 vota siç parashikojnë ndryshimet e Kodit Zgjedhor.

Procesi është bllokuar nga shkaku se VMRO-DPMNE-ja nuk ka dorëzuar listë të kandidatëve të KSHZ-së dhe ka kërkuar që në ligjin për financimin e partive politike të ndryshohet pjesa e dënimeve, ku dënimet me burg do të zëvendësohen me dënime me para. Opozita kërkon ndryshim të nenit 165 të Kodit Penal që ka të bëjë me keqpërdorimin e mjeteve financiare të fushatës zgjedhore, konfirmoi ministri Damjan Mançevski. Shumica parlamentare është decide se nuk do të votojë ndryshime të tilla.

Sipas nenit 165 të Kodit Penal janë të akuzuar funksionarët e VMRO-DPMNE-së në rastin “Titanik” të Prokurorisë Speciale Publike (PSP). Të dyshuar në këtë rast janë Nikolla Gruevski, Gordana Jankullovska, Vlladimir Peshevski, Elizabeta Kançeska Mileska, Sasho Mijallkov si dhe kryetari i Komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski.

Kërkesat e tilla të opozitës, deputetët e LSDM-së i vlerësojnë si kërkesë për amnisti. Procesi do të zhbllokohet nga VMRO-DPMNE-ja kur do t’i tërheq këto kërkesa. Lideri i opozitës, Hristian Mickoski në pyetjen se a do të heq dorë partia e tij nga ndryshimet e Kodit penale tha: “ Deri sa ky ligj është pjesë e procedurës kuvendore dhe nënkupton ligj të ti për financimin e partive politike, ka nevojë nga përputhja shtesë me Kodin penal, atëherë shërbimet do të vendosin”.

“Makfaks” nuk ka marrë përgjigje nga deputeti Ilija Dimovski i cili e udhëheq Komisionin për Zgjedhje dhe Emërime për atë se kur deputetët do të mblidhen që ta konfirmojnë listën kandiduese për KSHZ-në.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button